Transferimi zoonotik i dyshuar pas dy vdekjeve njerëzore: ScienceAlert
“Le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”/ Miqtë e Bebe Rexhës kërcejnë vallen e Tropojës (VIDEO)
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, është një nga vajzat që krenon çdo shqiptar me arritjet e saj artistike. Por jo vetëm kaq, pasi ajo bën krenarë fansat e saj shqiptarë edhe me dashurinë që tregon herë pas here për vendlindjen.
Krijuesja e hitit “I’m a mess” ndan herë pas here me miliona ndjekësit në rrjetet sociale, detaje që dëshmojnë origjinën e saj.
E kështu ka bërë dhe së fundmi, me një postim në rrjetin social “Instagram”. Këngëtarja ka ndarë një video ku shihen miqtë e saj të ngushtë duke i mësuar se si të kërcejnë valle shqipe.
“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, thotë Bebe para se të kërcejnë.
Ata shihen në ambientet e një shtëpie ndërsa këngëtarja shqiptare i ka filmuar duke vallëzuar.