200 mln € gati/ City gëzon Guardiolën, objektivat e merkatos
Dy “fjalë” për Florianin, që u rrit pa prindër dhe që e mbylli veten në burg
Floriani mendon se e mori hakun e tij, tashmë prindërit e tij do pushojnë të qetë. Por jo Florian ti gabove, sepse vrave një të pafajshëm. Në rrjetet sociale ti shkruaje rrjeshta me nënkuptime se do hakmerreshe dhe do ktheje nderin.
Por cilin nder? Nderin të cilin ta mori e para drejtësia jonë e kalbur e cila e la të lirë vrasësin që i mori jetën babit tënd. Apo është nderi tjetër edhe më tragjik i mamasë së 17 vjeçarit, e cila u vethelmua pas vrasjes së babait të Florianit.
Florian ti ndoshta nuk e ka dëgjuar kurrë emrin e Ernest Koliqit. A më pak ka gjasa që të dijë se cili është fati i Dodës, personazhit të tregimit “Gjaku” që kthehet në vendlindje me dëshirën për të shmangur gjaknxjerrjen siç i thonë në përditshmëri atje në hartën e gjakut që mbetet i terun derisa haku të ketë marrë peshën e vet.
17 vjeçari është djalë i kohëve moderne por me tradita të vjetra, që me shpërfilljen e ligjit kthen në jetë gjakmarrjen. Sot kemi një realitet të zbardhur i cili nuk i dha mundësi dhe policisë të lodhej shumë. Kemi një 17 vjeçar i cili u rrit pa bab dhe nënën e humbi nga hidhërimi, i cili sipas tij tashmë e ka larë gjakun dhe nderi i familjes është vendos në vend.
Çdo kush prej nesh duhet të jetë i turpëruar dhe sidomos ai gjyqtar, i cili liroi para kohe vrasësi e babait të Florianit. Edhe ne kemi bërë mëkat duke mos folur dhe ky fenomen qindravjeçar endet në familjet e shqiptare.
Padyshim që lirimi i mëkatarëve përmes rryshfetit, përmes korrupsionit janë minat që i kemi nën këmbët e jetës sonë të përditshme. Këto vendime të gjykatave do na bëjnë që të kemi shumë Florianë në qytet, lagje pa mundur ti ndihmojmë ose ti përkrahim kur ata kanë nevojë./Gazeta Shqip/