200 mln € gati/ City gëzon Guardiolën, objektivat e merkatos
Fifi në një lidhje me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit? Video që u bë menjëherë virale
Ajo është një nga personazhet më të përfolura të momentit në mediat rozë. Me hyrjen dhe me daljen e saj të papritur nga “Big Brother VIP”, këngëtarja e njohur shkaktoi shumë polemika dhe ende e tërheq vëmendjen me postimet e saj.
Është fjala për Fifin, e cila së fundmi ka marrë gjithë vëmendjen pasi thuhet se është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit.
Këngëtarja e dashur për publikun ka publikuar një foto në “Instastory” në 19 janar të këtij viti, ku shfaqej së bashku me Adisin e bashkëngjitur me të shkruante: “Çdu unë me ty…”.
Ndërsa së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku ata të dy shfaqen duke u puthur në buzë. Teksa Fifi ka qenë duke performuar në një lokal, të pranishmit dëgjohen duke thënë “puthe, puthe”. Ai shkon pranë saj dhe e puth në buzë Fifin.