Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
VIDEO/ Protestat por-ruse në Beograd
Serbët kanë dalë në protestë në mbështetje të Rusisë dhe Vladimir Putin. Mijëra persona u panë duke marshuar në Beograd në shenje mbështetje publike për Moskën.
Ata u mblodhën pranë ndërtesës së presidencës në Beogradin qendror, duke kënduar këngë ruse dhe serbe dhe duke përshëndetur të dy vendet si kombe vëllezër.
Gjatë protestës ata i kanë dalë kundër presidentit Vuçiç, pas qëndrimit të këtij të fundit që nuk përkrahu pushtimin rus.
Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajtën flamuj rus dhe serb dhe brohorisnin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti” dhe “Vuçiç shqiptar, e tradhtove Serbinë”.