Një i vdekur dhe dy të bllokuar pas shembjes në minierën e Tropojës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në minierën e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës.
Mësohet se si pasojë e shembjes së galerisë në minierë ka vdekur një 41 vjeçar, ndërsa dyshohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar.
“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës. Grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë personave të bllokuar”, njofton policia, shkruan A2 CNN.