Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1325 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 2.79 për qind. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Ndërsa janë shëruar 32 persona.
Numri total i të shëruarve ka arritur në 223.572. Aktualisht janë 659 raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës antiCOVID. Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.821.247. Me dy doza janë vaksinuar 820.011 qytetarë, ndërsa me tri doza 99.780.