“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Hyseni: Në Komunë nuk respektohej orari, e konsumohej duhani e alkooli në vendin e punës
Mosrespektim i i orarit, duhan e alkool në vendin e punës, kështu e gjeti komunën e Gjilanit në ditët e para të punës, kryetari i ri i kësaj komune, Alban Hyseni. Në emisionin ResPublika me Zijadin Gashin në teve1, Hyseni ka deklaruar se puna e tij e parë ishte që t’i mësonte njerëzit ta respektojnë orarin e punës dhe ta kuptojnë se duhani e alkooli nuk mund të konsumohen në zyrat e tyre përderisa qytetarët kërkonin shërbime.
“Besoj që është një lloj anomalie që e hasim në çdo institucion. Besoj që çdo qytetar i Kosovës që kërkon shërbime, qoftë në nivel lokal apo qëndror, e ka pasur rastin që të gjej gjëra të tilla”, thekson Hyseni.
“Kam kërkuar edhe prej stafit, sidomos atij që e kam emëruar vet, se ne mund të krijojmë rendin nëse vet jemi dhe tregojmë shembull. Kështu që aktualist nuk ka zyrtarë që konsumojnë duhan e alkool nëpër zyra dhe që nuk respektojnë orarin e punës”, thekson Hyseni.
Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Gjilanit duke mposhtur ish-kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës.