Zbulimi i ri tregon se çfarë i bën trurit në të vërtetë anestezia e përgjithshme:
Atentati në Vlorë/ Policia jep detajet, kush ishte djali i kryeplakut që i shpëtoi plumbave
Policia ka dhënë detajet për ngjarjen që u shënua pasditen e sotme pranë Lungomares, në Vlorë. Ndërkohë, policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Todi.
Sipas bluve, pas një konflikti, shtetasi L.M dhe 24-vjeçari Juxhino Todi kanë qëlluar me armë drejet njëri-tjetrin, por fatmirësisht pa lëndime. Makina e këtij të fundit u dëmtua rëndë, ndërsa mësohet se ai është djali i kryeplakut të fshatit Kaninë, Astrit Aliraj. Makinën, Aliraj ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi (me mbiemër te ndëruar) ndërkohë që një person me xhup të zi e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML. Për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.
Nuk dihet nëse shkak për konfliktin është bërë detyra e të atit, apo një ngjarje tjetër.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Informacion paraprak
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shtetasi L. M., kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.