Berisha si Biden, i jep dorën njeriut të “padukshëm” (VIDEO)
Kohët e fundit, po dallohen disa ngjashmëri në gjërat që i ndodhin Berishës dhe Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka gjetur gjithashtu mikun e tij “të padukshëm”, duke rikrijuar skenën që po shihet gjithnjë e më shpesh nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Teksa zbriste shkallët e Kuvendit, Berisha u përcoll deri në një farë pike nga deputetja Albana Vokshi, por në një moment ajo u kthye.
Mirëpo, lideri historik i PD-së nuk e pa dhe mendoi se e kishte pas. Ndaj dhe i zgjati dorën për ta takuar, por në fakt kishte pranë vetëm truprojën e tij, ndaj dhe menjëherë e kuptoi gabimin dhe e ngriti për të përshëndetur të gjithë të tjerët.