“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Katie Holmes ka një të dashur të ri dhe ju duhet të shihni fotot e para të çiftit
Getty Images
Katie Holmes njihet jo vetëm për stilin unik të veshjes, por edhe për shijen e veçantë dhe specifike në zgjedhjen e të dashurëve! Siç e kuptuat, aktorja ka një të dashur të ri!
Katie Holmes dhe muzikanti Bobby Wooten III janë fotografuar së fundmi nga paparacët teksa shëtisnin në Central Park, Neë York.
Katie, e veshur e gjitha me të bardha dhe me një triko blu, dukej më shumë se e lumtur ndërkohë që ecte e përqafuar krah tij.
Photo Credits: FERNANDO RAMALES
Ndonëse nuk dihet kur ka nisur fiks romanca e re, gjërat duhet të jenë serioze për aq kohë sa dhe nëna e aktores është fotografuar teksa e përqafon gjithë dashuri partnerin e së bijës.
Photo Credits: FERNANDO RAMALES
33-vjeçari i nominuar për çmimet Grammy është producent dhe kompozitor i njohur për bashkëpunimet e tij me Jennifer Lopez, të ndjerin Mac Miller, Machine Gun Kelly, Jennifer Hudson, e shumë emra të tjerë të famshëm. Para pak javësh ai performoi në Coachella me Carly Rae Jepson.
Photo Credits: FERNANDO RAMALES
Ylli i Dawson’s Creek është nënë e një vajze 16-vjeçare, Suri nga martesa me Tom Cruise. Për 6 vite me radhë Holmes ka qenë në një marrëdhënie me Jamie Foxx me të cilin u nda në 2019-ën. Pas tij, ajo jetoi një romancë të shkurtër me Emilio Vitolo Jr. me të cilin u nda në maj të 2021-it. Dyshja thuhet se vijojnë ende të mbajnë raporte miqësore.
Burimi: People
Source link