Në Anglinë mesjetare, lebra u hodh mes ketrave dhe njerëzve: ScienceAlert
Publikimi i videos së seksit: Ish-i dashuri i Kim thotë se ajo dhe Kris Jenner ‘ishin dakord’
Photo Credits: Page Six
Ray J, ish-partneri i Kim, pretendon se Kim Kardashian dhe e ëma, Kris Jenner ranë dakord me të, për të lëshuar kasetën seksi famëkeqe të çiftit në 2007-ën.
“Nuk kam publikuar kurrë një kasetë seksi në jetën time. Asnjëherë nuk ka qenë një nxjerrje e pabesë”, pohoi Ray J në një intervistë me Daily Mail.
Ai vazhdoi duke thënë se “ka qenë gjithmonë një partneritet dhe marrëveshje mes Kim dhe Kris”.
“Ne kemi qenë partnerë që nga fillimi i kësaj gjëje”.
41-vjeçari thotë se e inkurajoi Kardashian ta publikonte videon, kur pa se si karriera e Paris Hilton u rrit, pas daljes së videos së saj me Rick Salomon. Ai thotë se të tre kanë nënshkruar një kontratë për publikimin e 3 videove, por vetëm njëra prej tyre është bërë publike.
“Kam qëndruar në hije për 14 vite, duke lejuar Kardashians të përdorin emrin tim, të abuzojnë me emrin tim, të bëjnë miliarda dollarë mbi një dekadë e gjysmë duke folur për një temë për të cilën nuk kam folur kurrë me të vërtetë”, shtoi ai.
Ray J, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., pretendon “se nuk ka patur kurrë një video në zotërimin e tij, gjatë gjithë marrëdhënies”.
Ai i cilësoi thashethemet se ishte ai që publikoi videon si “gënjeshtra më e madhe në industrinë e ‘entertainment'”.
Ray J tha se e gjithë situata e ka bërë atë të ketë mendime për vetëvrasje, sepse është “zemërthyese dhe mungesë respekti” të shikosh “një familje të tërë të krijojë një perandori nga një gënjeshtër që ato kanë krijuar”.
“Për pjesën e mbetur të jetës, unë do të jetoj në të vërtetën time dhe jo në gënjeshtrën që është krijuar nga Kris Jenner dhe Kim,” tha ai.
Burimi: Page Six
Source link