Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Prindërit hedhin në gjyq djalin: Duam 650 mijë dollarë nëse nuk… (FOTO)
Një çift bashkëshortësh nga India ka paditur djalin e tyre dhe gruan e tij pasi nuk kanë sjellë në jetë një fëmijë pas 6 vitesh martesë. Mund të ju duket e pazakontë, por ja që është e vërtetë.
“Daily Mail” shkruan se Sanjeev dhe Sadhana Prasad në padinë e tyre thonë se kanë shpenzuar kursimet për të rritur djalin e tyre, duke i paguar trajnimin për tu bërë pilot, si edhe për të bërë dasmën luksoze.
Për këtë arsye, prindërit kërkojnë kompensim rreth 650,000 dollarë nëse djali i tyre dhe bashkëshortja e tij nuk sjellin në jetë një fëmijë brenda një viti.
Prasad tha se kishte shpenzuar të gjitha kursimet për djalin e tij, duke e dërguar atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2006 për të bërë trajnimin si pilot me një kosto prej 65.000 dollarë.
Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet, raporton Times of India.
Sipas “Daily Mail”, 35-vjeçari Shrey Sagar tani është punësuar si pilot. Prindërit e tij thonë se gjithashtu mbuluan shpenzimet e dasmës së tij me bashkëshorten e tij Shubhangi Sinha, 31 vjeçe, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një nip/mbesë me të cilin të luanin kur të dilnin në pension.
Prindërit thonë se kanë shpenzuar për dasmën në një hotel me pesë yje, i blenë çiftit një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe paguan muajin e mjaltit jashtë vendit.
“Djali im ka 6 vite i martuar, por ende nuk po planifikojnë të bëjnë një fëmijë”, tha Prasad. “Nuk na intereson gjinia, donim vetëm një fëmijë. Të paktën nëse kemi një nip ose mbesë me të cilin të kalojmë kohën, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”.
“Është ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Ata kishin vite që prisnin të bëheshin gjyshër”, tha avokati i çiftit.
Kërkesa e çiftit, e depozituar në Haridëar, pritet të dëgjohet në gjykatë më 17 maj. Ndërsa djali dhe gruaja e tij nuk kanë komentuar padinë.