Josh Brolin tregon detajet “Keeping Dune 2” të vetmen F-bombë megjithë hezitimin e drejtorit
Rreshteri i Policisë në Pejë rrahë një zyrtare policore
Rreshteri i Policisë Rajonale në Pejë, S.H., dyshohet se ka sulmuar mbrëmë një zyrtare policore, përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.
Gazeta Sinjali ka raportuar se si një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka sulmuar mizorisht një zyrtare policore.
Burimet e Sinjalit nga Peja kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreshterin Senad Hamzic, i cili dyshohet se ka sulmuar mbrëmë një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.
Sipas të njëjtave burime, rrahja ka ndodhur për shkak të motiveve personale dhe se nuk lidhet me detyrën zyrtare.
Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet për këtë rast të rëndë dhe të turpshëm.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.