Vetura godet katër persona në Rrugën “B” në Prishtinë
Një veturë sapo ka goditur katër persona derisa të njëjtit po kalonin në vendkalimin për këmbësorë. Rasti ka ndodhur te “Rruga B” përballë Royal Mall.
Sipas burimeve të Indeksonline, këmbësorët e goditur janë tre fëmijë dhe një i rritur.
Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.