Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
23-vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes.
Osmani tha se liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve të tjerë me dhunë të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë.
Nga ana tjetër Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot familjen e veprimtarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe. Konjufca rikujtoi se as pas 23 vjetësh, Serbia nuk ka dhënë përgjegjësi, askush nuk u gjykua e as dënua, ndonëse dihen saktësisht kush ishin autoritetet e burgut ditën kur u zhduk Ukshin Hoti.
Më 16 maj të vitit 1999, Ukshin Hoti u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.