Çfarë ka në brumin tuaj të thartë? Imazhet mikroskopike zbulojnë një komunitet të formësuar nga
Martohen (ligjërisht) Kourtney Kardashian dhe Travis Barker
Pas martesës “sa për praktikë” në Las Vegas në fillim të prillit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker thanë “po, pranoj” të dielën.
Sipas burimeve, Kourtney dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara në praninë e disa miqve të ngushtë dhe anëtarëve të familjes. TMZ ishte i pari që raportoi lajmin, i cili u konfirmua edhe nga burime për People.
Foto: BACKGRID
“Ata duhej të martoheshin ligjërisht së pari, përpara dasmës së madhe italiane, e cila do të ndodhë shumë shpejt,” tha një burim për People. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.
Foto: Backgrid
Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Ata ishin të lidhur për më pak se një vit para se rockeri t’i propozonte.
“Dasma” e tyre e parë, e cila nuk ka vlerë ligjore, ndodhi në Las Vegas pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy 2022.
Ata kanë shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë. Kourtney ka tre fëmijë – djemtë Mason dhe Reign dhe vajzën Penelope me ish-partnerin Scott Disick. Travis ka dy fëmijë – djalin Landon dhe vajzën Alabama me ish-bashkëshorten, Shanna Moakler. Ai ka gjithashtu një marrëdhënie të ngushtë me Atiana-n, vajzën që Shanna ka nga një marrëdhënie e mëparshme.
Source link