U ndërtuan në mes të askundit, shkencëtarët gjejnë ‘sekretin’ e Piramidave
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Delegacionet e Suedisë dhe Finlandës mos të vijnë në Turqi sipas Erdogan-it
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndërmend të japë një votë pro për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Delegacionet e dy vendeve thonë se do të vijnë në Turqi të hënën. A do të vijnë të na bindin? Na falni, por ata më mirë mos ta marrin fare mundimin. Ne nuk do t’u themi “po” atyre (vendeve) që aplikojnë sanksione ndaj Turqisë për t’u anëtarësuar në organizatën e sigurisë në NATO. Më duhet të them diçka shumë qartë dhe hapur: asnjë nga këto dy vende nuk ka një qëndrim të qartë kundër organizatave terroriste.”
Dy vendet nordike kanë shpallur zyrtarisht synimin e tyre për të aplikuar për anëtarësim në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Nga ana tjetër, Turqia ka kërcënuar se do të bllokojë zgjerimin e aleancës, duke i akuzuar ata se strehojnë grupe terroriste dhe cdo ofertë anëtarësimi duhet të miratohet unanimisht nga 30 anëtarët e NATO-s.
Photo Courtesy of CNN
Çifti në Indi padit djalin dhe nusen sepse ata nuk kanë bërë fëmijë pas 6 vitesh martesë
Një çift indian ka denoncuar djalin e tyre 35-vjeçar dhe nusen e tij, 31 sepse nuk i kanë bërë ende gjyshër. Burime për CNN, thonë se dyshja është shprehur se ka shpenzuar rreth $257,000 për rritjen e djalit të vetëm, prandaj s’mund të lejojnë që ky i fundit t’i lërë pa trashëgimtarë.
Denoncimi i bërë nga familja është kundër djalit, nuses së tij si dhe kundër familjes së nuses, duke qenë se palët janë në konflikt me njëri-tjetrin.
Ku qëndron problemi i prindërve? Sipas tyre, “nuk kanë askënd që të kujdeset për ta kur të plaken” dhe mendojnë se “gjithë prindërit meritojnë të bëhen gjyshër një ditë”.
Photo Courtesy of CNN
Dorëhiqet kryeministri francez: Pas 30 vitesh zgjidhet një grua
Jean Castex, kryeministri francez ka dhënë dorëheqjen ditën e hënë. Lajmi, i konfirmuar zyrtarisht nga pallati Elysee ka njoftuar se Castex ka shkuar në Pallat për të dhënë dorëheqjen zyrtarisht, të cilën presidenti e pranoi.
Më vonë, Elysee doli me një deklaratë që thoshte se ministrja e Punës u caktua në postin e kryeministrit menjëherë pas dorëheqjes së Castex. Elizabeth Borne, 62 vjeç, është gruaja e parë që vendoset në këtë pozicion prej vitit 1992. Në ditët në vijim, Macron dhe Borne do të diskutojnë më pas emërimin e një qeverie të re franceze.
Stuhia e rërës pushton Irakun: Rreth 4 mijë njerëz të lënduar
Një stuhi rëre në ngjyrë portokalli ka pushtuar së fundmi Irakun. Më shumë se 4 mijë njerëz janë dërguar me shpejtësi në spital pas problemeve që shfaqën me frymëmarrjen.
Stuhia ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportet, shkollat, universitetet dhe institucionet e tjera.
Kjo është stuhia e tetë e rërës nga mesi i prillit që ka goditur Irakun, kjo për shkak të mungesës së madhe të reshjeve të shiut. Në stuhinë e kaluar në fillim të majit, një person ka humbur jetën ndërsa 500 tjerë janë shtruar në spital si rezultat i ankesave të shumta për problemet me frymëmarrjen.
Photo Credits: [Hadi Mizban/AP]
Burimi: CNN, BBC, Aljazeera
Source link