U ndërtuan në mes të askundit, shkencëtarët gjejnë ‘sekretin’ e Piramidave
Suedia injoron kërcënimet e Putinit/ Nënshkruhet aplikimi për NATO
Pavarësisht të gjitha kërcënimeve nga Rusia, ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde ka nënshkruar ditën e sotme aplikimin për anëtarësim në NATO.
Lëvizja shënon një hap zyrtar të Stokholmit drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak, e ndikuar dhe nga lufta e Ukrainës..
“Ne nuk e dimë për sa kohë do të zgjasë, por mund të zgjasë deri në një vit. Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë, dhe më pas do të aplikimi do të diskutohet nga NATO.”– tha Linde.
Vladimir Putin ka bërë kërcënime të vazhdueshme se nëse Finlanda dhe Suedia do kërkonin të anëtarësoheshin në NATO, Rusia do niste një ofensivë ushtarake si në Ukrainë, madje duke përdorur dhe armë bërthamore.