Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Nën kërcënimin e armëve, rusët po i detyrojnë ukrainasit të shkojnë drejt Rusisë
Ushtarët rusë po detyrojnë refugjatët ukrainas të evakuohen drejt shtetit rus. Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministrja e Jashtme ukrainase, Emine Dzheppar, e cila ndau edhe një video në Twitter.
Ushtarët rusë shihen duke kryer një “evakuim të dhunshëm” të civilëve drejt territorit të Rusisë.
“Nën tytat e armëve, pushtuesit rusë kryejnë “evakuim” të detyruar të civilëve në territorin e Rusisë. Njerëzve u ndalohet të largohen nga pika e grumbullimit dhe autobusët”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Theksojmë se deri më tani mbi katër milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë strehur në shtete të ndryshme të botës.https://a2ae46f4a59498b584e31c27731f4bdf.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme material.