Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Politikani ‘arbëresh’, kandidat për kryeministër të Australisë
Lideri i opozitës dhe kryetari laburistëve të Australisë, Anthony Albanese fiton zgjedhjet paralamentare në Australi. Australia ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjet në fjalë dhe ka zgjedhur qeverinë e parë laburiste në një dekadë.
Anthony Albanese ka lindur në Sydney, nga një nënë irlandeze, por i ati i tij Carlo Albanese, është nga qyteti italian Barletta, ku Skënderbeu me 5,000 ushtarë shqiptarë nën komandën e tij, shtypi kryengritjen kundër mikut të tij Ferdinandi I i Napolit. Edhe vetë emri i qytetit Barletta konsiderohet si mbiemër me orgjigjinë arbëreshe. Sipas mediave të huaja, pritet që Anthony Albanese të marrë pushtetin në Australi dhe të përfaqësojë laburistët.Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, Albanese u ka premtuar votuesve “rinovim, jo revolucion”, ndërsa ai kërkon të rrëzojë koalicionin konservator Liberal-Nacional.
Ai është republikan, duke bërë thirrje të vazhdueshme kundër Monarkisë Britanike.