Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
Rusët i “tradhton” dhe qeni pasi e braktisën, bashkohet me forcat speciale ukrainase (FOTO)
Një qen i braktisur lufte nga rusët, ka kaluar tashmë në radhët e ushtrisë ukrainase, pasi u shpëtua nga ushtarët e Zelenskit në shesh-betejë.
Maksi 3-vjeçar, një qen malinois belg, u gjet tepër i uritur nga ukrainasit në rajonin Mykolaiv dhe u mjekua menjëherë.
Tani është futur në punë për të gjetur minat pasi u njoh dhe me komandot ukrainas.
Dmitry, një anëtar i Rojës Kombëtare Ukrainase tha: “Nga tani e tutje, Max do të shërbejë me palën e duhur, duke mbrojtur ukrainasit nga minat ruse”.
Ai shtoi: “Max është shoqëruar dhe mësuar shumë shpejt me ushtarët tanë. Nuk mund ta kuptojmë se si rusët lanë mbrapa një kafshë kaq të dashur. Ne ukrainasit i duam kafshët dhe i kemi trajtuar gjithmonë si pjesë të familjes”.