8000 vjet më parë, njerëzit lundruan thellë në një shpellë të errët franceze. Pyetja është:
9 super përgjigje për gjithë komentet e panevojshme që mund të merrni gjatë 1 dite
Energjia negative nuk është gjithmonë 100% e shmangshme. Në një moment a një tjetër, duhet të përballemi me të. Ideja është të tregohemi të zgjuar dhe në çastin e duhur, të japim përgjigjen e merituar. E keni parasysh atë njeriun që mendon se po të bën komente interesante, por në fakt brenda asaj fjalie ka inat, arrogancë dhe shaka të hidhur.
Patjetër që ju doli një fytyrë para syve, por tani vëmendjen tek përgjigjet që duhet t’i jepni për t’i lënë, siç e meriton fiks komenti i tyre.
1. Kthejani përgjigjen me një pyetje
Një nga taktikat më të vjetra në botë! Duke i kthyer përgjigje me një pyetje specifike i bën të kuptojnë se janë ata problemi i arrogancës dhe agresivitetit të tyre. Pra, i jep mesazhin e qartë: “zgjidhe problemin me veten”.
2. Thuaj thjesht “faleminderit”
Eshtë një nga mënyrat më të sofistikuara për të mbyllur një bisedë që nuk e dëshiron. I lë të kuptojnë se e more mesazhin, por thjesht nuk të duhet, kështu që “faleminderit”.
3. Mund t’ja bëni të qartë që e vlerësoni shqetësimin e tyre, por s’është koment i nevojshëm
Ca komente janë vërtetë shumëë të panevojshme dhe mund t’ja bëni të ditur personit që i bën në mënyrë të vazhdueshme. Ndoshta ata nuk janë të ndërgjegjshëm për lëndimin që mund të shkaktojë një koment, por duke ia thënë hapur i bëni të reflektojnë.
4. Thuaji që fjalët e tyre s’të ndihmuan fare
Pavarësisht qëllimet, ndonjëherë njerëzit bëhen dashakeqës në mënyrën sesi i thonë gjërat. Nuk është këshillë ndihmuese t’i vësh në dukje dikujt një gabim duke ngritur dikë tjetër për shembull. Edhe nëse ky koment vjen në formë pasivo-agresive.
5. Thuaji që “e vlerëson perspektivën e tyre”
Kjo është një ironi e pastër përmes së cilës ju i thoni që vlerësoni mënyrën sesi i sheh personi tjetër gjërat, por nuk është se ju intereson mendimi i tij/saj.
6. Thuaj thjesht “ok”
Komentet e pakëndshme, sidomos ato rreth pamjes suaj mos i merrni dhe shumë seriozisht. Përgjigjuni thjesht me “ok” dhe vazhdoni jetën tuaj në paqe.
7. Bini dakord me ato që thonë
Nëse dikush ju thotë “jeni shumë i ndjeshëm”, përforcojeni fjalinë e tij dhe përgjigjuni me: “Patjetër që jam, sepse në fund të ditës jam njeri, jo robot.” Kjo do t’i bënte të reflektonin.
8. Sarkazma është gjithmonë opsion
Mbi të gjitha i bën të kuptojnë se nuk jeni një target dhe aq i thjeshtë…
9. Kërkojini ta përsërisin çfarë thanë dhe ta sqarojnë atë
Kërkojeni me shumë mirësjellje dhe shihni sesi do intimidohen para jush.
Burimi: Bright Side
Source link