Saturday, June 25, 2022

Fshati “fantazmë” në afërsi të Obiliqit

Fshati Hade u kthye në një fshat fantazmë qëkur banorët u detyruan të shpërngulen. Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK. Në këtë zonë gjenden rezerva të qymyrit – burimit më të rëndësishëm energjetik të Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike.

Shpronësimet në këtë lagje i ka bërë KEK-u dhe shumica e banorëve tashmë janë zhvendosur në lagje të tjera. Shtëpitë e tyre do të rrënohen. Ato u “zhveshën” nga ç’mund t’u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar – tjegullat, dyert e dritaret.

Procesi i marrjes së tokave në Zonën “Fusha e mihjes së re’’ u realizua nga KEK-u, si bartës i projektit, përmes Kornizës së Politikave për Zhvendosje. Kjo politikë është miratuar me vendim të Qeverisë së Kosovës më 2011.

Më poshtë ju sjellim fotografi nga Hadja, të bëra së voni nga fotografët e Radios Evropa e Lirë: Arben Hoti e Ibrahim Berisha.

FOTOT: REL


Procesi i shpronësimit në Hade është përcjellë me shumë probleme, për shkak të pakënaqësive rreth vlerës së shpronësimeve.
2Procesi i shpronësimit në Hade është përcjellë me shumë probleme, për shkak të pakënaqësive rreth vlerës së shpronësimeve.
Hadja është një fshat në Komunën e Obiliqit, që është shpallur zonë me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës.
3Hadja është një fshat në Komunën e Obiliqit, që është shpallur zonë me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Një këpucë sportive në fshatin e pabanuar, Hade.
4Një këpucë sportive në fshatin e pabanuar, Hade.
Kështu duken shtëpitë në Hade, pasi banorët u detyruan të zhvendosen. Shtëpitë do të rrënohen.
5Kështu duken shtëpitë në Hade, pasi banorët u detyruan të zhvendosen. Shtëpitë do të rrënohen.
Me gjithë shpalljen zonë me interes të veçantë për mihjen e thëngjillit, investimet në objekte ndërtimore kanë vazhduar deri në zhvendosjen e tërësishme të banorëve.    
6Me gjithë shpalljen zonë me interes të veçantë për mihjen e thëngjillit, investimet në objekte ndërtimore kanë vazhduar deri në zhvendosjen e tërësishme të banorëve.    
Meqë zhvendosja ishte e planifikuar, banorët hoqën nga shtëpitë të gjitha gjërat që mund t'i ripërdornin.  
7Meqë zhvendosja ishte e planifikuar, banorët hoqën nga shtëpitë të gjitha gjërat që mund t’i ripërdornin.  
Shtëpitë në Hade u "zhveshën" nga ç'mund t'u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar - tjegullat, dyert e dritaret.
8Shtëpitë në Hade u “zhveshën” nga ç’mund t’u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar – tjegullat, dyert e dritaret.
Një tjetër pamje e shtëpive të pabanuara në Hade. 
9Një tjetër pamje e shtëpive të pabanuara në Hade. 
Zhvendosja e banorëve nga fshati Hade është bërë në disa faza. 
10Zhvendosja e banorëve nga fshati Hade është bërë në disa faza. 
Oxhakët e një shtëpie tashmë të pabanuar në Hade.
11Oxhakët e një shtëpie tashmë të pabanuar në Hade.
Nga muret e vizatuara, kjo ndërtesë ka shërbyer si kopsht fëmijësh.
12Nga muret e vizatuara, kjo ndërtesë ka shërbyer si kopsht fëmijësh.
Një tjetër shtëpi në Hade...
13Një tjetër shtëpi në Hade…
Një figurë e thyer qeramike brenda një shtëpie të braktisur në Hade. 
14Një figurë e thyer qeramike brenda një shtëpie të braktisur në Hade. 
Lulet në oborrin e një shtëpie të braktisur afër zonës së mihjes së thëngjillit.
15Lulet në oborrin e një shtëpie të braktisur afër zonës së mihjes së thëngjillit.
Një aeroplan shihet në qiell përmes një dritareje në një mur shtëpie.
16Një aeroplan shihet në qiell përmes një dritareje në një mur shtëpie.
Shtëpi të braktisura që do të rrënohen afër zonës së mihjes së thëngjillit.
17Shtëpi të braktisura që do të rrënohen afër zonës së mihjes së thëngjillit.
Një tjetër pamje e fshatit... 
18Një tjetër pamje e fshatit… 
Kështu duket fshati gjatë perëndimit të diellit.
19Kështu duket fshati gjatë perëndimit të diellit.
Një varg rruazash shihet ende në një dhomë në njërën nga shtëpitë.  
20Një varg rruazash shihet ende në një dhomë në njërën nga shtëpitë.  
Jo larg shtëpive, gjenden edhe varrezat e fshatit.
21Jo larg shtëpive, gjenden edhe varrezat e fshatit.
Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona kanë nisur që nga viti 2002 dhe janë kryer në disa faza. 
22Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona kanë nisur që nga viti 2002 dhe janë kryer në disa faza. 
Perëndim dielli, Hade, maj 2022. 
23Perëndim dielli, Hade, maj 2022. 
Brenda një prej shtëpive në Hade. 
24Brenda një prej shtëpive në Hade. 
- Advertisment -

Lexoni