Friday, June 24, 2022

Sa rrezikohet Kosova nga Lia e Majmunëve

Një sëmundje e re ngjitëse është duke u përhapur në Evropë.

E njohur si lija e majmunëve, kjo sëmundje është paraqitur në Britani të Madhe, Spanjë, Portugali, e Itali.

Por, nuk përjashtohet mundësia që edhe në Kosovë të regjistrohen raste me këtë sëmundje.

“Kosova padyshim mundet me i pas rastet e veta pasi që si vend nuk është i izoluar nga pjesa tjetër e botës”, thotë infektologu Tolaj.

Mirëpo, kjo sëmundje sipas infektologut nuk është e rrezikshme si koronavirusi.

“Pavarësisht se pamje fizik mund të jetë e njëjtë sikurse në linjën e madhe ecuria e s’mundej është e lehtë secili i infektuar mund të shërohet brenda n’tre kater javesh”, tregon Tolaj.
Por, nga kjo lija e majmunëve mund të mbrohen personat të cilët janë të vaksinuar më vaksinën kundër variola vera apo e njohur si lijë.

Qytetarët druajnë që kjo sëmundje ngjitëse të mbërrijë edhe në Kosovë. Kjo për shkak të lëvizjes së njerëzve nga Evropa për në vendin tonë.

Lija e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyejve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore.

- Advertisment -

Lexoni