Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sot në të njëjtin panel. Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot.
Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.
“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.
Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë. Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.