“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Llapi mposht Dritën, e fiton Kupën e Kosovës
Llapi e ka mposhtur me rezultat 1-2 Dritën në finalen e Kupës së Kosovës.
Në pjesën e parë, rezultati ishte i barabartë, ku të parët në epërsi kaluan llapjanët me anë të Riveras në minutën e 6-të me një supergol nga gjuajtja e lirë, ndërsa gjysmë ore më vonë ishte Hamdi Namani i Dritës që barazoi rezultatin në 1-1.
Ndërsa, më të nisur pjesa e dytë, ishte Ramadani ai që e e vulosi rezultatin përfundimtar në 1-2.
Kujtojmë se Llapi tashmë edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në garat evropiane.
85’ Kanë mbetur edhe vetëm 5 minuta deri në fund të finales së Kupës së Kosovës, ku Llapi po vazhdon të mbrohet me të gjitha forcat për ta marr titullin e kampionit, ndërsa Drita po bën gjithçka është e mundshme për t’i barazuar shifrat.
75’ Kanë mbetur edhe 15 minuta lojë në finalen mes Dritës dhe Llapit, ku rezultati po vazhdon të jetë ende 1-2 në favor të ekipit nga Podujeva.
60’ Kanë kaluar një orë lojë në “Fadil Vokrri”, ku llapjanët tashmë e kanë epërsinë përsëri me anë të Arbnor Ramadanit i cili shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.
47’ Me të nisur pjesa e dytë e finales së Kupës së Kosovës, Llpai ka kaluar në avantazh me një tjetër supergol me anë të Arbnor Ramadanit, i cili goditi fuqishëm nga distanca, gjuajtje kjo që u devijua dhe ishte e pandalshme.
45:00 Ka përfunduar baras pjesa e parë mes Dritës e Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.
Golat u shënuan nga Rivera në minutën e 6-të të takimit, i cili shënoi një supergol nga gjuajta e lirë e më pas për t’u barazuar shifrat në 1-1 me anë të Hamdi Namanit në minutën e 37-të.
37’ Drita ka arritur që ta barazojë rezultatin me anë të ish-futbollistin e Llapit, Hamdi Namani, duke i çuar shifrat në 1-1.
30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në “Fadil Vokrri” mes Dritës e Llapit ku llapjanët po vazhdojnë ta mbajnë epërsinë e minutës së gjashtë. Duhet të theksohet se gjyqtari i ndeshjes për disa herë është duke u konsultuar me delegatin e ndeshjes për shkak se në fushë po hudhen mjete piroteknike.
18’ Është ndërprerë ndeshja për disa çaste pasi tifozët e Llapit kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, gjë që çoi gjyqtarin të konsultohet me delegatin e kësaj ndeshjeje.
15’ Kalojnë 15 minuta në ndeshjen finale mes Dritës e Llapit, ku llapjanët po vazhdojnë ta dominojnë ndeshjen, ku edhe shënuan një supergol në minutën e gjashtë nga gjuajtja e lirë.
6’ Llapi ka arritur që të kalojë shpejtë në avantazh me një supergol të Riveras nga gjuajtja e lirë në një distancë së paku 25 metra.
1’ Të parët që luajnë me topin janë Llapi, ndërsa fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet për në garat evropiane.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Shabani, Prenpi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadani, Riveria, Selmani e Firmino.
Drita: Rexhepi, Blakçori, Cuculi, Limani, Islami, Broja, Namani, Jashari, Kryeziu, Simonovski, Ajzeraj.