Lidhur me nivelet e uraniumit dhe plumbit të gjetura në urinën e adoleshentëve që pinë
Nuk do e besoni se me kë do të luajë Julia Roberts në një ‘rom-com’ të ri!
Photo Credits: GAO JING/XINHUA VIA GETTY IMAGES
Ajo që është e vjetër është padyshim sërish e re, pavarësisht nëse po flasim për tendencat e modës apo tendencat e filmave. Në një intervistë të kohëve të fundit, Julia Roberts shpjegoi se ndërsa filmi i saj i ri me George Clooney, ka të gjitha përpjekjet për një klasik modern të rom-com (komedi romantike), fansat mund të fillojnë të përgatiten për një “dështim të madh”.
Natyrisht, ajo po bënte shaka, ndoshta duke u nisur nga filmat e shumtë komendi-romantike që kanë dalë së fundmi.
Megjithatë, kthehemi te superdyshja Roberts-Clooney.
Të dy kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh, duke përfshirë Confessions of a Dangerous Mind, Ocean’s Twelve, Ocean’s Eleven dhe Money Monster.
“Është një komedi romantike”, u shpreh Julia Roberts për filmin. “Ai luan rolin e ish-burrit tim. Mendoj se është shumë qesharake dhe George është shumë qesharak, dhe George dhe unë së bashku jemi po aq qesharakë. Ndoshta do jetë një film i tmerrshëm, por ka shumë potencial për të qenë edhe i mrekullueshëm. Gjithsesi, mendoj se kjo që thashë do jetë reklama për filmin: Që me siguri do jetë i tmerrshëm. Jam shumë e lumtur që publicisti im është në aeroplan tani”.
“Ticket to Ride” do të jetë roli i parë i Roberts në dy dekada. Filmi ka përfunduar dhe pritet të dalë më vonë këtë vit.
Burimi: In Style
Source link