Kampione e Holandës dy javë para fundit, PSV feston titullin e 25!
Shpëtohen nga kampi i ferrit të ISIS-it, 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë
13 shqiptarë janë shpëtuar së fundmi nga kampi i ISIS në Siri!
Bëhet me dije se 4 gra dhe 9 fëmijë i anë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Nga të riatdhesuarit është edhe gruaja e dytë e Genci Ballës, Almira Kastrati dhe 2 djemtë. Me këtë riatdhesim shkon në 38 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Në fund të korrikut të kaluar ishte riatdhesimi i fundit, kur erdhi 5 gra shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol” në Siri.
Janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.