“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Nëna e gjeti të pajetë në dysheme/ Vdekja tragjike e 2-vjeçarit në Devoll, zbardhet dëshmia e mjekëve
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Sul të Devollit, ku një 2-vjeçar ka humbur jetën pasi konsumoi gabimisht raki në vend të ujit.
Mësohet se mjekët e spitalit të qytetit të Bilishtit, janë shprehur “se pija alkolike i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes 2-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen”.
Nëna e ka gjetur fëmijën të shtrirë në dysheme dhe menjëherë është nisur për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht 2-vjeçari nuk ka mbijetuar.
Njoftimi i policisë
Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.