Epoka ‘Trump 2.0’ paralajmëron fundin e aleancës Perëndimore!
Zbulo (dhe rikrijo) tatuazhet e vogla të Zoë Kravitz!
Zoë Kravitz është e bukur, e talentuar dhe mbretëresha e tatuazheve të vogla dhe super të lezetshme, të cilat mund t’i rikrijosh.
1. Spiranca
E këndshme dhe gjithmonë shik.
2. Një gjarpër i vockël
Trendi i momentit, i përjetësuar në trupin e Zoë…ose tëndin.
3. Një tjetër gjarpër që rrethon një zemër
Ok, nëse nuk të mbushi mendjen i pari, me siguri ky është perfekti.
4. 2 gjethe të vockla
Të cilat, sipas Zoë, përmbajnë superfuqi.
5. “Free at last”
Zoë dhe i ati, Lenny Kravitz kanë të njëjtin tatuazh, i cili ka një kuptim shumë personal për këngëtarin. Ndërsa e bija? Thjesht donte ta kopjonte.
6. Zogj në fluturim
Nga lëkura e Zoë do të shtegëtojnë në tënden.
7. Shigjetat
Në të dyja këmbët, aktorja ka dy shigjeta dhe njëra tregon veriun, ndërsa tjetra jugun. Gjithashtu, ka edhe një tjetër shigjetë në dorë.
8. Dedikuar mamit
Epo, e dimë cili është tatuazhi i preferuar i Lisa Bonet.
9. Kafka e vogël
E këndshme dhe e përjetshme.
10. “E” dhe “Baby”
Po, janë po aq cool sa duken.
11. Pilivesa
Gjithmonë në ndryshim, gjithmonë e lirë.
12. “Po”!
Pjesa e qafës së Zoë është vërtet interesante.
13. Një dragua
Simboli i fuqisë.
14. “Être Toujours Ivre”
Do të thotë “të jesh gjithmonë i/ e dehur” dhe Zoë e ka matchy-matchy me ish-partnerin e së ëmës, Jason Momoa.
15. Një tjetër gjarpër dhe një shqiponjë
Luftë për mbijetesë.
16. Lulja e vogël
Në fakt, është perfekte!
17. Ditëlindja e mamit
Ok, ok, Lisa Bonet paska 2 tatuazhe të preferuara.
18. Palma
Veç duke e parë të çon me pushime.
19. Një yll dhe një hënë
I gjithë qielli në 2 gishta.
20. “Pavarësisht të gjithave, mos bëj dëm”
Mantra e duhur për të jetuar.
21. Mississippi
E dije që Zoë është një fanse e zjarrtë e Nina Simone dhe ky tatuazh është një homazh për këngën “Mississippi Goddam”?
22. Pupla
E bukur dhe elegante.
23. “Lola”
Motra e Zoë.
24. “Wolf”
Jo, jo, nuk është emri që Kylie donte t’i vinte djalit. Është emri i vëllait të Zoë.
25. Një sy gjigant
Që kujdeset për të kurdoherë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmopolitan
Source link