Nemanja Millosheviq për Geopost: Vuçiq pret Putinin në Danub dhe Trumpin në Shtëpinë e Bardhë,

Kryediplomati turk, mysafir në shtëpinë e Pacollit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm, të Turqisë, Mevlut Çavusoglun.
“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës Mevlut Çavusoglun”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, kryediplomati turk ka arritur në Kosovë këtë pasdite, ku është pritur nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.