Scholz kundër një operacioni në Rafah: E papranueshme, sulmi nuk do të ketë fund të
Ç’të shohësh në Netflix në këto ditë përvëluese?
Tani që temperaturat kanë marrë për kot, nëse nuk jemi në plazh, jemi në shtëpi, duke përqafuar kondicionerin. Dhee, ç’bëjmë në shtëpi? Shohim Netflix! Ç’të shohësh këto ditë, ta tregojmë tani.
Stranger Things 4
Shumë ngjarje paranormale ndodhin në një qytet të vogël në Indiana. Sekrete të mëdha fshihen dhe ndodhi që nuk gjejnë shpjegim logjik.
First Kill
Për adoleshentët Cal dhe Juliette, dashuria me shikim të parë ndez disa shkëndija të bukura, por edhe pasoja të tmerrshme.
Love, Death & Robots
Sezoni i tretë i “Love, Death & Robots” vjen me disa episode fantastike, të cilat si gjithmonë, nuk kanë një lidhje kronologjike mes njëra-tjetrës.
God’s Favorite Idiot
Ai është një djalë i pashëm. Ajo një vajzë që vdes të festojë dhe domosdo, është tërhequr nga bukuria e tij. Problemi? Janë dy natyra krejt të ndryshme. A do të mund të funksionojë një lidhje mes tyre?
All of Us Are Dead
Ky horror thriller sjell një apokalips zombiesh, që vë në pikëpyetje sjelljet dhe anën njerëzore të disa personazheve mjaft interesantë.
Hustle
Ta kemi thënë që ky film është ndër më të preferuarit nga komuniteti i Netflix? Një talenti NBA bën gjithçka që ka në dorë për të ndjekur ëndrrat e tij. Khëm-khëm, luan Adam Sandler.
Artikuj të sugjeruar:
Source link