Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me arritjen e marrëveshjes për energjinë në komunat veriore.
Përmes një postimi në Twitter, Borrell theksoi se ka biseduar me ta për t’i uruar për këtë arritje të marrëveshjes.
Madje, ai e cilësoi këtë si një hap të madh dhe të rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të sjellë rezultate konkrete për gjithë qytetarët e dy vendeve.
“Fola me Aleksander Vuçiqin dhe Albin Kurti për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë sot. Ky është një hap i madhe dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjellë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë”, ka shkruar Borell.
Ndryshe, serbët tash e 23 vjet nuk paguajnë për shpenzimet e bëra, e ato janë mbuluar nga Qeveria e Kosovës dhe taksapaguesve të saj.
Të martën u ra dakord për udhërrëfyesin për zbatim të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës, e arritur më 2013.