Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjetës
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitajn, i cili u akuzua për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Vendimi është marrë sot nga Themelorja në Ferizaj, pasi vendimin e 27 majit 2021 e kishte kthyer në rivendosje Gjykata e Apelit me vendimin e 29 tetorit 2021.
Gjatë seancës të së martës, prokurorja Valbona Dishaj Haxhosaj, numëroi një për një provat, të cilat sipas saj vërtetonin krimin.
E ndryshe tha mbrojtja në fjalën e saj përfundimtare, ku kërkoi lirimin e Naser Pajazitaj.
Madje avokati i Naser Pajazitaj, pretendon se viktima nuk ishte vrarë në vendin ku u gjet trupi i saj.
Këtë pretendim e kundërshtoi prokurorja Dishaj Haxhosaj. E kompensim dëmi kërkuan familja e viktimës. Vepra për të cilën pritet vendimi i Gjykatës, ndodhi në vitin 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.