Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Samiti pa rezultat/ Prapaskenat nga Brukseli: Pse u anulua konferenca e Macron, Michel e Von der Leyen?
Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, i mbajtur ditën e sotme në Bruksel ka përfunduar siç pritej, pa asnjë rezultat.
Pas rrëzimit të qeverisë bullgare ditën e djeshme, ngërçi për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, rrjedhimisht dhe për Shqipërinë vazhdon, e po ashtu samiti nuk arriti që të bënte përparime dhe për çështjen e sanksioneve që Serbia duhet të vendosë ndaj Rusisë, si i vetmi vend në rajon që nuk i është bashkuar paketës.
Për më tepër, teksa ishte planifikuar të mbahej një konferencë e përbashkët mes presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel, me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, edhe kjo nuk u mbajt pasi u anulua për shkaqe kohore.
Duket se paraditja nuk ishte aspak frytdhënëse për Evropën, teksa pasditen e sotme pritet që krerët e shteteve dhe qeverive të BE të fillojnë samitin tjetër, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.