Në Anglinë mesjetare, lebra u hodh mes ketrave dhe njerëzve: ScienceAlert
Von Cramon: Problemi për mosliberalizimin e vizave është ministri i brendshëm francez, jo Macron
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës për mos heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Këto komente, Cramon i bëri në një profil të gazetares Franzika Tschinderle në Twitter, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.
Von Cramon i thotë se problemi nuk qëndron te presidenti i Francës, Emmanuel Macron, por te ministri i tij i Brendshëm.
“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka shkruar von Cramon.
Përdryshe, Gérald Darmanin është ministër aktual i Punëve të Brendshme të Francës.