Atalanta kërkon 60 milionë euro për holandezin, “trembet” Liverpooli
Turqia drejt rikthimit të dënimit me vdekje?
Turqia do të rishqyrtojë një vendim të vitit 2004 për heqjen e dënimit me vdekje, bazuar në deklaratën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në lidhje me zjarret që dogjën pyjet turke këtë javë.
Teksa Turqia po përballet me një valë të paprecedent zjarresh, Erdogan kërcënoi se çdo kush që ndez qëllimisht zjarret do dënohet me vdekje.
Kjo ka ngjallur diskutime, teksa Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag i përforcoi zërat kur deklaroi se ajo që tha Erdogan duhet të konsiderohej si nj p[aralajmërim.
“Kemi filluar ta përpunojmë në ministri”, tha ai, duke shtuar se dënimi aktual për zjarrvënësit është 10 vjet burg dhe rritet në një dënim të mundshëm të përjetshëm nëse zjarrvënia është pjesë e krimit të organizuar.