Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Goli në minutë të fundit ‘tërbon’ presidentin e klubit/ Hyn në fushë dhe grushton arbitrin (VIDEO)
Një episod i pazakontë dhune ka ndodhur në një ndeshje të futbollit nigerian mes Kano Pillars dhe Dakada, me protagonist presidentin e klubit vendas dhe gjyqtarin e sfidës.
Goli në minutën e 92-të i pësuar nga skuadra e tij ka bërë që presidenti i Kano Pillars të zbresë në fushën e lojës dhe të detyrojë arbitrin ta anulojë atë duke e grushtuar, me golin që më pas u quajt i parregullt.
Sitauat është marrë në shqyrtim nga Federata Nigeriane e Futbollit, e cila ka pezulluar menjëherë presidentin për sjellje antisportive.