Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Propozimet e reja në Australi mund të nënkuptojnë se certifikatat e lindjes ‘s’do kenë gjini’
Photo Credits: Shutterstock/ Unilad
Ndryshimet e propozuara në certifikatat e lindjes në Australi mund të nënkuptojnë se prindërit nuk duhet të deklarojnë gjininë e fëmijës së tyre në dokument.
Propozimet e reja nënkuptojnë gjithashtu se termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ do të ishin opsionale dhe gjithashtu do t’i lejonin njerëzit të ndryshojnë gjininë e tyre çdo vit.
Prindërit do të lejohen të zgjedhin “çdo përshkrues” për gjininë e fëmijës së tyre, për sa kohë që ai nuk përmbante gjuhë fyese.
Duke raportuar mbi propozimet, Sky News vëren se në dokumentet me propozimet e bëra, thuhet se ndryshimet do të “përmirësonin njohjen për njerëzit trans, apo ata me një gjini tjetër”.
Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur për propozimet dhe sipas Sky, ka pasur debate të ashpra rreth kësaj çështjeje.
Kelly Carr, një përfaqësuese e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Brisbane Meanjin, tha se propozimi e kishte “tronditur”.
“Si nënë, kur dëgjova se përdorimi i “nënës” në certifikatën e lindjes ishte fakultativ, gati rashë nga karrigia ime”.
Propozimet e reja nënkuptonin edhe se çdo person i moshës 12-16 vjeç mund të ndryshojë gjithashtu identitetin e tij gjinor, për sa kohë që ka mbështetje nga të paktën një prej prindërve.
Megjithatë, një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë në vend, tha se heqja e termave ‘nënë’ dhe ‘baba’ nga certifikatat e lindjes nuk po propozohej, përkundrazi njerëzit thjesht do të ishin në gjendje të plotësonin ‘opsione shtesë’.
Ai shpjegoi:
“Po merren parasysh opsionet shtesë për t’i lejuar çiftet e të njëjtit seks të regjistrohen si nënë/nënë ose baba/baba, nëse ata vendosin kështu.”
Burimi: Unilad
Source link