Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku
“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku’. Kështu e nis postimin e saj nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ish bashkë-partiaku i saj, bashkë me vëllezër e djem dyshohen se kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
‘Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranushme në çdo rrethanë”, ka shkruar ajo.
“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka nënvizuar nënkryetarja e PDK-së.