Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë
Ka vdekur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Arben Koshi.
Para disa ditësh ka vdekur edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili vdiq pikërisht në ditën kur i kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.
Në aksidentin e rëndë, që ndodhi më 30 qershor, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.