Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Tragjike/ Sapo nisi ditën e parë të punës, 27-vjeçari aksidentohet dhe vdes
Një 27-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë në punë.
Ngjarja ka ndodhur në Valguarnera, në provincën Enna, ku i riu i identifikuar si Roberto Savasta sapo ishte punësuar për të rregulluar çatinë e një magazine.
27-vjeçari sapo kishte nisur ditën e parë të punës, ndërsa kishte hipur në çati, kur u rrëzua duke marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Ai u nis drejt spitalit, por humbi jetën gjatë rrugës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për kompaninë që e punësoi pasi dyshohet se nuk ishin siguruar mjetet e sigurisë.
I riu ishte diplomuar për inxhinjeri, por për shkak se nuk kishte gjetur vend pune kishte emigruar për disa kohë në Francë, ndërsa së fundmi ishte kthyer në vendlindje.