Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Brigitte Bardot është zyrtarisht ~virale~ në TikTok dhe ju duhet ta shihni pse!
Photo Credits: Sunset Boulevard
Një herë një ikonë, përgjithmonë një ikonë. Brigitte Bardot vazhdon të diskutohet edhe në vitin 2022 për baluket e saj karakteristike, modelin pak të rrëmujshëm, por shumë klasik të flokëve, tonet bionde dhe gjithçka tjetër, kryesisht rreth flokëve.
Shay Sullivan, një TikToker, që ngjan me Bardot është bërë virale në TikTok me një prerje flokësh të re, e cila bashkon pamjen e yllit të viteve ’60 me pak nuanca të Jennifer Aniston, në vitet ’90. Mund ta quajmë…Brachel?
Sigurisht, që për modelin, të cilin mund ta shihni këtu, Sullivan iu drejtua një profesionisteje.
Nga komentet, duket se të gjithë po i adhurojnë flokët e vlogeres dhe nëse ju pëlqejnë dhe ju, pse të mos eksperimentoni?
Burimi: Glamour
Source link