Një javë pas sulmit ndaj forcave amerikane, Pentagoni: S’ka shenja se Hamasi do të sulmojë
Çifti Beliu vetvritet në New York: Flet punëtori i pallatit, zbulon disa detaje
Ngjarja tragjike në New York, e cila ka tronditur të gjithë opinionin publik ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi u vetëhodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin, vazhdon të jetë kryefjalë e mediave.
Pas ngjarjes së rëndë, sot janë bërë publike dëshmi të reja.
Punëtori i ndërtesës Harold Johnson tha për New York Post se ai u takua me çiftin rreth orës 22:30 të premten dhe pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.
“Unë pashë që sytë e tij ishin me të vërtetë të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe ai nuk m’u përgjigj, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi. Dhe kështu ishte”, tha Johnson, përpara se të shtonte se përpara se çifti të transferohej në pallat, burri donte që ai të priste hekurat e dritareve të apartamentit. “Unë i thashë atij: “Ti ke fëmijë, unë nuk mund ta bëj këtë.” Dhe ai u zemërua, ai tha “OK”.
“Mamii, mamii”/ Fëmijët panë prindërit që u hodhën nga kati i 6, flasin fqinjët e çiftit shqiptar në Nju Jork: Dëgjuam të bërtitura pastaj…
Detaje tronditëse janë bërë me dije nga ngjarja e ndodhur së fundmi në New York, ku një i ri shqiptar dhe bashkëshortja e tij u hodhën nga kati i gjashtë, duke gjetur vdekjen në vend.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.
“Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre. U dëgjua si një copë e madhe çeliku … që përplasej në tokë. Pastaj u dëgjua një fëmijë duke bërtitur: ‘Mami, Mami” shprehet një prej dëshmitarëve.
Florind Belliu ishte 35 vjeç, ndërsa Ornela 28. Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit. Ky i fundit ka qenë aktor në Shqipëri, para se të ikte në New York.