200 mln € gati/ City gëzon Guardiolën, objektivat e merkatos
Haradinaj prezanton tri veprime për marrëveshje me Serbinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i vendit, ka paraqitur tri mënyra se si Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale.
Në prag të takimit të 18 gushtit në Bruksel, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri zhvillime të cilat sipas tij, mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Sipas Haradinajt, institucionet e Kosovës dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it duhet të kenë komunikim intensiv me serbët e veriut, me të gjitha nivelet e mundshme deri me 1 shtator.
Po ashtu, ka thënë se duhet “angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse”.
Dhe në fund, Haradinaj ka deklaruar se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të ia dorëzojnë agjendën e dialogut presidentit amerikan, Joe Biden, “në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë”.
“Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për Policinë e Kosovës”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.
OPSIONET SIPAS HARADINAJT
1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator
2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.
3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.
Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.