Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Pezullimi i pagave të mësimdhënësve grevistë, Abdixhiku: Akt i shëmtuar politik
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pezullimi i pagave të mësimdhënësve grevistë është akt i shëmtuar politik.
“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publikë kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.
Ai e ka ftuar qeverinë të ketë dialog me mësimdhënësit.
“E ftoj qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetërorë janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare, në këtë masë, nuk do të durojë gjatë”, ka shtuar ai.