Një javë pas sulmit ndaj forcave amerikane, Pentagoni: S’ka shenja se Hamasi do të sulmojë
Hykolli i BSPK-së shpreson se shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja me Qeverinë
Pas tre orëve diskutim, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se shumë shpejt pritet që të arrihet marrëveshja me Qeverinë.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli ka thënë para mediave se pas takimit me Këshillin Ekonomik Social, se pritet që sonte ose nesër të ketë takime me qeverinë.
“Sa më shpejt që është e mundur, sonte ose nesër”, ka deklaruar Hykolli.
Ai po ashtu ka theksuar se shumë shpejt pritet të ketë lajme pozitive.
“Ne diskutuam për kërkesat tona, përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj se shumë shpejt ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën… Po normalisht atmosfera ka qenë herë relaksuese e herë tensionuese. Por kur ne dëshirojmë të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shume normale”, ka shtuar Hykolli, raporton KP.