“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Beniada Nishani pranon se është në një lidhje: Është shumë simpatik
“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa Beniada zgjodhi të heshtë duke mos e pohuar dhe as mohuar deklaratën e kolegut të saj, në rrjet aludimet ishin nga më të ndryshmet.
Por së fundmi Beniada ka thyer heshtjen duke sqaruar gjithçka. Gjatë emisionit të saj me fëmijë në “E Diell”, moderatorja nuk iu shpëtoi pyetjeve për jetën private.
“Ke gjetur një djalë simpatik?”, pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP”.
Ndërkohë kujtojmë se modelja e njohur publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.
Nuk dihet nëse personi në postimin e Beniadës është “avokati italian” për të cilin fliste Edi Manushi, mbetet për t’u parë nëse modelja do ta bëjë publik identitetin e tij.
Source link