Shkarkoi trajnerin më të suksesshëm në histori, “loja” e Strugës për të evituar reagimin e
Dugolli: Nuk pritet marrëveshje derisa Serbia nuk e ndryshon kushtetutën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli thotë se nuk pritet një marrëveshje me njohje reciproke me Kosovës dhe Serbisë, derisa kjo e fundit nuk e ndryshon Kushtetutën.
Dugolli theksoi se Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë të sajën dhe kjo sipas tij, është me “i maru qejfin vetes”.
“Derisa Serbia nuk e ndërron Kushtetutën, derisa Serbia e ka në praambulën e Kushtetutës, Kosovën si pjesë të saj, nuk pritet marrëveshje, sepse faktikisht kjo është për t’i maru qejf vetit dikush se u bë një marrëveshje. Marrëveshja nënkupton që dy palët merren vesh që ta njohin njëra-tjetrën, realitetin ta njohin. Dhe ky realitet është i pazhbëshëm. Është një realitet që nuk ka kthim mbrapa. Kosova është shtet sovran, e kemi pagu shumë shtrenjtë këtë liri. E kemi pagu shtrejtë këtë shtet”, tha ai në “Respublika” në Tëvë 1.
Tutje, ai potencoi se nuk është optimist për një marrëveshje finale me Serbinë.