Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e
Dugolli: Opozita është shumë e butë, ka kërkesa të vogla
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka deklaruar se ndihet i habitur me opozitën dhe kërkesat që i bëhen Qeverisë dhe partisë më të madhe. Sipas tij, opozita kërkon pa ndonjë arsye formimin e shpejtë të Asociacionit serb, në vend se të insistojë që Kosova ta forcojë pozicionin e saj negociues. Komentet e tij, Dugolli i bëri në emisionin ResPublika më Zijadin Gashin në Tëvë1.
Dugolli thotë se qëllimi i Serbisë nuk ka qenë vetëm formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Por, ai vlerëson se përmes formimit të këtij asociacioni, shteti serb ka synuar që ta bosnjëzojë Kosovën.
“Serbia asnjëherë nuk ka qenë e interesuar të ketë një asociacion siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ajo ka pretenduar dhe synuar dhe qëllimi i saj për çka e ka nënshkruar kanë vendosë atë marrëveshje që ta bosnjëzojnë Kosovën edhe ky ka qenë gabim shumë i madh që fillimisht është pranua të diskutohet apo bëhet një marrëveshje e tillë”, tha ai.
Madje, Dugolli në “Respublika” në tëvë1 thotë se formimi i një Asociacioni të tillë nuk do të lejohet sepse e prishë rendin kushtetues.
“Fatbardhësisht jemi me fat që Gjykata Kushtetuese e ka nxjerrë një vendim e atë vendim unë mendoj që nuk ka drejtë kërkush ta konteston aq më pak ta kundërshton apo vepron në kundërshtim dhe këtu jemi shumë në rregull sa i përket hapave që kemi marrë… Po por Serbia nuk e don një Asociacion si OJQ, ajo do një Asociacion që ka kompetenca ekzekutive një pushtet të tretë për serbët kjo gjë nuk duhet të lejohet sepse e prishë rendin kushtetues”, tha ai.